Tiranë/ Arrestohet autori kryesor i bandës së vjedhjeve së kasafortave

10/09/2020 15:41

Gjatë mesditës së të kësaj të enjteje është vënë në pranga edhe autori kryesor i disa vjedhjeve në Tiranë. Pasi forcat blu kishin arrestuar një ditë më parë tre bashkëpunotërët e tij.

Kapja e 46 vjeçarit me iniciale A.R , është bërë në bashkëpunim midis Policisë së Tiranës dhe Policisë Rrugore.  Ky shtetas me banim në Durrës, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, vidhte kasaforta, sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Tiranë.

Në kontrollin fizik të kryer bë banesën e  këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar sende me vlerë të vjedhura në banesa, shuma të konsiderueshme parash (euro dhe lekë), veshje, 3 aparate celular, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhe sendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Sezoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e  vjedhjes, finalizuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, ka vijuar puna me hetime të thelluara, për kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. R., 45 vjeç, banues në Durrës, autori kryesor i vjedhjeve, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, vidhte kasaforta, sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet me vlerë të vjedhura në banesa, shuma të konsiderueshme parash (euro dhe lekë), veshje, 3 aparate celular, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhe sendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.

Po në vijim të operacionit u bë i mundur dokumentimi i vjedhjes në banesën e shtetasit E. Ç., ku autorët kanë marrë bizhuteri dhe një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e shtetases që është shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel