Çerdhet dhe kopshtet kanë funksionuar gjatë gjithë verës, por me kapacitet të plotë nisin nga 14 shtatori.

Vetëm në Tiranë çerdhet dhe kopshtet do t’i frekuentojnë rreth 8000 fëmijë. Çdo fëmije i matet temperatura në hyrje dhe dalje, dezinfektohet dhe të dhënat ditore shënohen në një regjistër.

“Ne presim të kemi rreth 180 fëmijë këtë sezon. Nuk kemi patur asnjë të infektuar nga stafi apo prindërit”, shprehet Eneida Sinani, drejtoreshë e kopshtit dhe çerdhes 34.

Një dite në çerdhe kushton 130 lekë të reja, ndërsa në kopsht 160 lekë. Shuma llogaritet mbi bazë të frekuentimit.

“Më mirë në shtet, sesa privat. Janë me rregulla, edukatoret shumë të mira. Ushqimi shumë i mirë dhe i kontrolluar. Paguaj 40 mijë lekë të vjetra në muaj”, shprehen prindërit.

 

Top Channel