Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në Korçë një 26-vjeçar, policia ndalon edhe bashkëpunëtorin e tij

10/09/2020 09:57

Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Korçë, pasi po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe po drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.

Po kështu u ndalua edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Shtetasi E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë u kap nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë ndalimin edhe të shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel