ELBASAN –Një zjarr ka përfshirë ullishten në një kodër në pjesën veriore të Elbasanit. Top Channel mëson se deri më tani ka djegur 500 rrënjë me ullinj.

Ndërhyrja me mjetet e zjarrfikëses është e pamundur për shkak të terrenit të thyer. Megjithatë drejt vatrave të zjarrit janë nisur forca të shumta të zjarrfikëses së Elbasanit dhe shtabet e Emergjencave por edhe ekipe nga zjarrfikësit e Cërrikut, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.

Pas rreth 2 orësh situata po shkon drejt normalizimit. Dëmi në ullinj është i konsiderueshëm.

Top Channel