Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e Ligës Profesioniste për shtyrjen e kampionatit shqiptar për një afat të pacaktuar.

Ky vendim vjen pas kërkesë së bërë nga anëtarët e Ligës, për shkak të mungesës së një reagimi nga Qeveria Shqiptare për kërkesat e paraqitura nga Liga, Kryeministrit të Shqipërisë me 10.08.2020.

Vendimi unanim për shtyrjen e kampionatit u mor gjatë mbledhjes së anëtarëve të Ligës në fillim të shtatorit.

Kampionati pritej të niste më 12 shtator, ndërsa tani pas këtij vendimi të marrë nga FSHF-ja nuk dihet se kur do fillojë.

Dokumenti:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA