Dy persona kanë rënë në pranga në Shkodër pasi po transportonin 14 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për H. S. 22 vjeç, banues në Irak dhe E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot, Malësi e Madhe, janë kapur në flagrancë me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi E. V., i cili në bashkëpunim me shtetasin irakian H. S., po transportonte 14 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 120 euro për person, me destinacion final vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel