Kina ka akuzuar sot trupat e Indisë për shkelje të kufirit ‘de facto’ mes dy vendeve në krahinën e Ladakh dhe ka qëlluar me armë në shenjë paralajmërimi duke shkelur marreveshjen e uljes së tensioneve.
India tha se ishte patrulla kineze që shkrepi armët e zjarrit.
Incidenti i fundit vjen mes tensioneve të vazhdueshme në kufirin kinezo-indian në Himalajet. Kina tha se forcat indiane kishin kaluar vijën kufitare të territorit kinez dhe se “kishin paralajmëruar duke qëlluar me armë” kur një roje kufitare kineze ishte afruar për të kontrolluar.
Por akuzat u refuzuan nga New Delhi, i cili tha se në asnjë kohë trupat indiane nuk e kishin kaluar vijën e kontrollit deh as nuk kishin qëlluar me armë.
Tensionet mbeten të larta në zonë kur mes incidenteve më të rënda ishte ai i mesit të qershorit ku të paktën 20 ushtarë indianë mbetën të vrarë nga përleshjet me mjete të forta në luginen Galwan.
Top Channel