Surfistja me koronavirus kapet në plazh nga zyrtarë me veshje të rënda mbrojtëse, për shkelje të karantinës

08/09/2020 15:49

Pamje të pazakonta janë publikuar sot në mediat spanjolle ku shihen zyrtarë të veshur me komplete mbrojtëse që arrestojnë në plazh një surfiste femër për shkelje të karantinës së të infektuarve me koronavirus.

Ajo u ndalua për mosbindje ndaj autoriteteve, të cilat disa herë i kishin bërë thirrje të dilte nga uji.

Gruaja e paemëruar raportohej se punonte si roje bregdetare në plazhin e famshëm të La Concha në San Sebastian, ku ishte infektuar me koronavirus dhe sipas raportimeve ishin kolegët e saj që e pikasën dhe njoftuan autoritetet.

Fotot e publikuara në media tregonin zyrtarët me veshje të rënda anti-infektive që e shoqëronin atë, të veshur vetëm me bikini.

Në një tjetër incident të publikuar nga mediat spanjolle, një ditë më parë shihej një grua që futej me forcë në një makinë nga 6 oficerë policie, sipas raportimeve sepse nuk dëshironte të mbante maskë.

Incidenti ndodhi në kryeqytetin Madrid gjatë protestave nga mijëra mohues të koronavirusit.

Nuk ishte e qartë nëse gruaja po merrte pjesë në protestë por dëshmitarët thanë se u dëgjua të thërriste ‘Libertad!’

“Nuk do ta vesh maskën!”, thërriste ajo ndaj oficerëve, të cilët duke parë që gruaja nuk bashkëpunonte e futën me forcë në makinë.

Autoritetet thanë se rreth 1000 vetë morën pjesë në një miting anti-COVID-19 të jashtëligjshëm të organizuar përmes rrjeteve sociale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA