Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i japë Bashkimit Evropian 38 ditë kohë për të arritur një marrëveshje për pas Brexitin, pa të cilën Britania e Madhe do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj, siç është shprehur ai.
Sipas të përditshmes britanike The Telegraph, kryeministri do ta zyrtarizojë këtë kërkesë gjatë të hënës për Brukselin. Me takimet atje që janë në një pikë të vdekur, Johnson ka thënë se një marrëveshje do të jetë e mundur vetëm nëse negociatorët e BE do të jenë të disponueshëm të ruimendojnë pozicionet e tyre aktuale.
BE nga ana e saj akuzon Britaninë e Madhe se nuk po arrin të bëjë negociata serizoe. Britania e Madhe ka dalë nga blloku që tani ka 27 vende anëtare, më 31 janar. Kjo ndarje politike do të pasohet edhe nga ndarja ekonomike në fund të periudhës së tranzicionit 11 mujor, që përkon me 31 dhjetorin dhe Britania e Madhe do të dalë edhe nga tregu i përbashkët dhe unioni doganor i BE.
Top Channel