Policia në Hong Kong, rrëzon në tokë 12 vjeçaren

08/09/2020 13:07

Policia në Hong Kong u vu nën kritika pasi në një video në të cilën shiheshin oficerët të rrëzonin në tokë një vajzë 12-vjeçare, gjatë një proteste pro demokracisë të dielën.

Videoja është bërë virale në rrjet dhe tregon vajzën teksa ecën në trotuar, kur policë të armatosur e ndalojnë atë. Vajza fillon të vrapojë, për ti shpëtuar policëve me shkopinj gome e helmeta, që e ndjekin atë dhe e rrëzojnë për tokë. Turma përreth mund të dëgjohet teksa bërtet gjatë konfrontimit. Vajza dhe vëllai i saj, kishin dalë për të blerë ngjyra për mësimin e artit vizual, kur u përballën me policinë – tha mamaja e vajzës.

Zyrtarët e Policisë mbrojtën veprimet e oficerëve duke thënë në një deklaratë se kishin përdorur forcën minimale të domosdoshme në aksion. Ata thanë se protestuesit,  përfshirë 12 vjeçaren, ishin ndaluar për një operacion kontrolli. Në tentaticë, vajza kishte filluar të vraponte në mënyrë të dyshimtë – thuhej në deklaratë- ndaj oficerët e ndoqën dhe e ndaluan me përdorimin e forcës minimale të nevojshme. Policia tha se vajza kishte shkelur urdhrin për ndalimin e tubimeve në qytet dhe se ajo do të dënohej me një gjobë prej 2 mijë dollarësh të Hong Kongut ose 258 dollarë amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA