Pas ankesave TikTok tenton të heqë pamjet e videos së vetëvrasjes ‘live’

08/09/2020 18:24

Rrjeti i shpërndarjes së videove TikTok po përpiqet të fshijë të gjitha pamjet e vetëvrasjes së një burri që tashmë janë shpërndarë gjerësisht.

Pamjet kishin ardhur nga rrjeti Facebook dhe janë shpërndarë gjithashtu në rrjetet Twitter e Instagram.

TikTok tha se shumë njerëz kishin denoncuar pamjet e videos dhe traumatizimin nga përmbajtja e saj.

Rrjeti tha se do të ndalonte llogaritë ku ato shpërndaheshin.

“Sistemet tona i zbulojnë dhe sinjalizojnë të gjitha videot që shkelin standardet tona, mes të cilave është dhe shfaqja, promovimi dhe glorifikimi i vetëvrasjes”, tha kompania.

Rrjeti Facebook tha për BBC: “Ne kemi fshirë videon origjinale nga Facebook prej muajit të kaluar, që në ditën kur u transmetua direkt, dhe me anë të teknologjisë së automatizimit kemi hequr kopjet dhe riprodhimet e saj prej asaj kohe”.

Një nga raportueset e pamjeve, Brenda nga Skocia, tha se vajza e saj 14-vjeçare zbriti shkallët duke qarë e duke mbuluar gojën.

“Nuk e kisha parë ndonjëherë në atë gjendje, mezi merrte frymë nga të qarat. Ishte aq e rëndë sa u desh njëfarë kohë që ajo të nxirrte fjalët”.

Brenda shpjegoi se e bija kishte parë videon e vetëvrasjes, e cila ishte shfaqur si rekomandim në seksionin “For You” të rrjetit TikTok.
“Ajo kishte parë një njeri me mjekër e një bluzë të bardhë që ishte ulur në tavolinë dhe pak më vonë ai vret veten. Kisha dëgjuar për gjëra të shpifura e të mbrapshta më parë por kjo i kalon të gjitha. Telefonova policinë por më thanë se nuk mund të kontrollojnë internetin”.

“Vajza ime është ende e shokuar, dhe kjo mund të mbetet me të për muaj me radhë.”

FOTO GALERI
1/3
Ajo kishte parë një njeri me mjekër e një bluzë të bardhë që ishte ulur në tavolinë dhe pak më vonë ai vret veten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA