Lideri opozitar rus, Alexei Navalny ka dalë nga gjendja e komës së induktuar dhe po i përgjigjet “stimujve verbal”. Spitali gjerman që po trajton kritikun e ashpër të Kremlinit thorë se gjendja e tij është përmirësuar dhe se po e heqin dhe nga “ ventilimi mekanik”.
Megjithatë, mjeket gjermanë thonë se është ende shumë herët “për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të rëndë që ka pësuar 44 vjeçari”.
Gjermania e konfirmoi se Navalny u helmua në Siberi me agjentin nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok. Politikani i njohur rus, njëkohësisht nje prej zërave më të fortë kundër korrupsionit në vend, u ndje keq në 20 gusht në avionin me të cilin po udhëtonte drejt Moskës. Përpara se të ngjitej në bordin e tij, Navalny kishte pirë një filxhan çaj në aeroport dhe asgjë tjetër, ndaj janë të forta dyshimet se substancë toksike i është hedhur pikërisht aty.
Pas spitalit në Omsk, ai më vonë u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar pohuam mundësinë e helmimit. Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, u shpreh në një postim në Twitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.
Top Channel