Gjashte autorë të letërsisë shqipe do të flasin edhe në gjuhë të tjera. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur sot përmes një ceremonie 6 autorët fitues, përkthimet e së cilëve do t’i mbështesë në gjuhë të huaja.
Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Ben Blushi, Ismail Kadare, Romeo Collaku, Gezim Qendro janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht dhe lituanisht.
“Përkthimi i librit shqip në gjuhë të tjera është një ndër prioritetet kryesore të QKLL. Duke iu referuar aplikimeve shihet që harta e gjuhëve ku libri shqip përkthehet është rajonale. Ne do të përpiqemi të krijojmë mundësi për ta bërë librin dhe autorin shqiptar pjesë të gjuhëve të mëdha sic është anglishtja”, tha Drejtorja e QKLL, Alda Bardhyli.
Juria u kryesua nga prof.dr Mimoza Kore, e cila e quajti të rëndësishëm mbështetjen ndaj përkthimit për një kulturë.
“12 aplikime nga botues të huaj iu përgjigjën thirrjes së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, për të mbështetur financiarisht botimin e autorëve dhe letërsisë shqipe në gjuhë e kultura të tjera dhe 23 aplikime nga botues shqiptarë iu përgjigjën thirrjes për të mbështetur financiarisht botimin e letërsisë së huaj në gjuhën shqipe”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.
Ndarja e çmimeve u përshëndet edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila vuri në pah rëndësinë e përkthimit dhe ndërveprimin e kulturave.
“Dosjet e secilit prej aplikuesve iu dorëzuan ekspertëve të fushës së përkthimit, zgjedhur nga QKLL-ja, të cilët analizuan në mënyrë profesionale përkthimet sipas gjuhëve përkatëse”, u tha gjate ceremonise.
Juria vendosi të jenë fitues 6 tituj nga 12 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj” si dhe 6 fitues nga 23 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe”.
Kryetarja e jurisë, Mimoza Kore, çmoi rëndësinë e përkthimeve dhe theksoi se “çdo letërsi europiane ka filluar me përkthimet, edhe populli shqiptar u bë me libër në sajë të përkthimit, ishte Buzuku që përktheu Biblën në gjuhën shqipe. Sot përkthimi është kthyer në mjeshtëri dhe mision”.
Kore vuri në pah vështirësinë e përzgjedhjes së fituesve dhe falënderoi të gjithë aplikuesit dhe shtëpitë botuese që u bënë pjesë e këtij projekti, ndërsa bëri me dije dhe 12 fituesit, nga 6 për secilin fond.
FONDI I PËRKTHIMIT NGA SHQIPJA NË GJUHË TË TJERA
Shtëpia Botuese/Përkthyesi/Autori/Titulli origjinal i veprës/Gjuha e përkthimit
1. Plethora, Eleana Zhako, Fatos Lubonja, Ridënimi, Greqisht
2. Besa Mateo, Mandala, Visar Zhiti, Rrugët e ferrit, Italisht
3. Vaxikon (gr), Yorgos Goumas, Ben Blushi, Otello, Arapi i Vlorës Greqisht
4. Petergailis (Lit.), Dens Dimin, Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, lituanisht
5. Eurasia (Gr), Eleana Zhako, Gëzim Qendro, Heronjtë janë të uritur, Greqisht
6. Salento, Eda Derhemi, Francesco Ferrari, Romeo Collaku, Mjaltë në teh, Italisht
FONDI I PERKTHIMIT NGA GJUHA E HUAJ NË GJUHËN SHQIPE
Shtëpia Botuese/Përkthyesi/Autori/Titulli i veprës/Gjuha nga është përkthyer
1. Dudaj, Adrian Beshaj, Isabel Allende “Përtej dimrit”, Spanjisht
2. Onufri, Granit Zela, William Faulkner Absalom, Absalom, Anglisht
3. Dituria, Oriana Tamburi, “E bardhë vrastare”, Anglisht
4. Pika pa Sipërfaqe, Arben Idrizi, Roberto Calasso, Martesa e Kadmit dhe Harmonisë Italisht
5. Pegi, Gentiana Kasemi, Kazuo Ishiguro, Anglisht
6. Albas, Edlira Lloha, Wladyslaw Reymont, Komediana, Polonisht
6 vepra prej secilit Fond do të mbështeten nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Juria
Mimoza Kore (kryetare)
Preç Zogaj (anëtar)
Belina Budini (anëtare)
Anila Sema (anëtare)
Fatmira Nikolli (anëtare)
***
Juria e përzgjedhur nga QKLL-ja, në kuadër të realizimit tëprojektit në fushën e librit, “Fondi i përkthimit nga shqipja në gjuhë të tjera” dhe “Fondi i përkthimit nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe”, më dt. 04 09.2020, mori në shqyrtim veprat letrare, autorët dhe përkthyesit e tyre të paraqitura nga shtëpitë botuese përkatëse.
Juria u mbështet për gjykimin e saj në vlerësimet e ekspertëve, përkthyes të njohur të gjuhëve të huaja (anglisht, italisht, spanjisht, polonisht, greqisht, frëngjisht dhe gjermanisht), të cilët e vlerësuanvepërën mbi bazën e këtyre kritereve:
Për të qenë sa më objektive në gjykimin e saj, veçanërisht për rastet të afërta në vlerësimin e ekspertëve, juria vendosi edhe disa kritere shtesë, si: rëndësia e veprës për lexuesin shqiptar, të mos ishte vepër e botuar më parë, rëndësia e autorit dhe mesazhit që përcjell vepra, vlera letrare e librit etj.
Si përfundim, Juria, pas një gjykimi objektiv e të pavarur të shprehur me votën e çdo anëtari të saj, vendosi të jenë fitues për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj” 6 tituj fitues:
Sh.Botuese | Përkthyesi | Autori | Vepra | Gj. përkth. | |
1 | Besa Editrice | M. Mandalà | Visar Zhiti | “Rrugët e ferrit”
Le strade dell’inferno |
it. |
2 | Plethora Editions | Eleana Zhako | Fatos Lubonja | Ridënimi
Επανακαταδική“ |
gr. |
3 | Petergailis SIA | Dens Dimiņš | Ismail Kadare | Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
Mirušo Armijas Ğenerālis |
lt. |
4 | Vaxikon Publications | Yorgos Goumas | Ben Blushi | “Otello, Arapi i Vlorës”
Οθέλλος, ο Αράπης της Αυλώνας |
gr. |
5 | Salento Books | E. Derhemi, Francesco Ferrari | Romeo Çollaku | Mjaltë në teh
Miele sul coltello |
it. |
6 | Eurasia 1618 L.P | Eleana Zhako | Gëzim Qendro | Heronjtë janë të uritur
Oι ήρωες είναι πεινασμένοι |
gr. |
Po kështu, Juria përzgjodhi 6 fitues të tjerë për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha e
huaj në gjuhën shqipe”.
Sh. Botuese | Përkthyesi | Autori | Vepra | Gj. përkth. | |
1 | Dudaj | Adrian Beshaj | Isabel Allende | “Përtej dimrit”
“Mas alla del Inverno” |
sp. |
2 | Onufri | Granit Zela | William Faulkner | “Absalom, Absalom”
“Absalom, Absalom” |
ang. |
3 | Dituria | Oriana Tamburi | Robert Galbraith(alias J. K Rowling) | ” Bardhësi vrastare”
“Lethal white” |
ang |
4 | Pika pa Sipërfaq | Arben Idrizi | Roberto Calasso | “Martesa e Kadmit dhe Harmonise”
“Le nozze di Cadmo e Armonia” |
it. |
5 | Pegi | Gentiana Kasemi
|
Kazuo Ishiguro
|
“Një pamje e zbehtë e kodrave”
A pale Wiew of hills |
ang. |
6 | Albas
|
Edlira Lloha
|
Wladyslaw Reymont
|
“Komediania”
“Komediantka” |
pol. |
Top Channel