Gazetarja australiane/ Kina: Rrezik për sigurinë kombëtare

08/09/2020 14:38

Një gazetare australiane e arrestuar prej javësh në kinë, po mbahet në pranga sipas pekinit, për arsye sigurie kombëtare. Cheng Lei, prezantuese për rrjetin televiziv China Global, dyshohet për aktivitet kriminal dhe se ka rrezikuar sigurinë kombëtare të kinës. Ajo është arrestuar që nga 14 gushti.

Njoftimi vjen pasi dy gazetarët e fundit australianë që punonin në kinë, u kthyen në shtëpi pasi një përplasjeje diplomatike pesë ditore. Gazetarët Bill Birtles dhe Mike Smith, mbërritën në Sidnei të martën. Autoritetet kineze morën në pyetje të dy ata para largimit.

ABC raportoi se Birtles nuk ishte pyetur për raportimet e tij apo sjelljen në kinë por për prezantuesen e arrestuar. Marrëdhëniet mes australisë dhe kinës janë përkeqësuar vitet e fundit. Ka patur akuza për ndikim kinez në shoqërinë australiane në të shkuarën, por lidhjet u përkeqësuan pasi Canberra mbështeti hetimin ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit.

Sipas organizatave të gazetarëve në kinë, një rekord prej 17 gazetarësh të huaj, janë dëbuar nga vendi në gjysmën e parë të 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA