Inxhinierët në Francë kanë krijuar një robot që mund të zbulojë nëse njerëzit mbajnë maskë për t’u ruajtur nga koronavirusi dhe, nëse jo, u kujton atyre me mirësjellje që të vënë maskën.
Roboti i ri është një përmirësim i atij me emrin Pepper, 120 cm i gjatë, me tipare të ngjashme me njeriun, i cili tashmë funksionon në disa vende për të përshëndetur vizitorët nëpër dyqane, ekspozita dhe hapësira të tjera publike.
Kamera e robotit skanon fytyrat e njerëzve që i afrohen, dhe nëse zbulon se gjysma e poshtme e fytyrës është e zbuluar, shqipton fjalët: “Duhet të vësh gjithmonë maskën”.
Nëse e sheh që vizitori vendos maskën, roboti e falenderon.
Ideja nuk është për të patur një polic robot, pavarësisht nëse njerëzit e kanë ose jo maskën, por për ta kujtuar tjetrin në mënyrë miqësore, thotë Jonathan Boiria, shefi i shitjeve për Evropën në kompaninë SoftBank Robotics, krijuese e robotit Pepper.
“Njerëz jemi. Ndonjëherë e heqim maskën kur zbresim nga autobusi dhe harrojmë ta vemë përsëri kur shkojmë në zyrë. Roboti të kujton,” thotë ai./VOA/
Top Channel