
Disney është nën presion për shkak të filmimit të disa pjesëve të filmit të tij të ri, Mulan, në Kinë, ku qeveria akuzohet për abuzime serioze me të drejtat e njeriut.
Në titrat e fundit, falenderohet një agjenci qeveritare e sigurisë në provincën Xinjiang, ku rreth 1 milionë njerëz, pjesa më e madhe e tyre ujgurë myslimanë, mendohet se mbahen të internuar.
Filmi ka qenë në shënjestër të thirrjeve për bojkot edhe më herët pasi aktorja kryesore mbështeti nënshtrimin e protestave në Hong Kong. Disney nuk ka bërë ende komente në lidhje me akuzat më të fundit.
Kina thotë se kampet e saj të burgosjes në xinjiang janë të nevojshme për të përmirësuar sigurinë. Filmi Live-Action, që është një nga projektete më të mëdha të vitit, është një risjellje e historisë së animuar të 1998, të një vajze të vogël që zë vendin e të atit në ushtri.
Por fansat, në disa vende aziatike, kërkuan bojkot pasi aktorja e lindur në Kinë, Liu Yifei, bëri komente që mbështesnin policinë e Hong Kongut, që është akzuar për dhunë ndaj protestuesve pro demokracisë në muajt e fundit. Më pas, të hënën, përdoruesit e medias sociale vunë re se në titrat e fundit, Disney falenderonte një numër entitetesh qeveritare në Xinjiang, përfshirë byronë e sigurisë publike që menaxhon kampet e riedukimit ku mbahen ujgurët.
Top Channel