Sipas raportit të policisë, kur erdhën oficerët e gjetën 36-vjeçaren duke përdorur një objekt ngjyrë rozë në formë penisi, për t’u masturbuar.
Një grua nga Florida në SHBA e cila ishte zhveshur dhe nisi të “provonte” një lodër seksi në dyqan në Fort Pierce, u arrestua dhe u akuzua për vjedhje dhe ekspozim të turpshëm.
Punonjësit e dyqanit thirrën policinë kur gruaja e çuditshme hoqi të gjitha rrobat e saj dhe mbeti e veshur vetëm me një këmishë të hollë.
Më pas punonjësja tha se “klientja” nxorri nga pako një lodër seksi dhe hoqi pantallonat e shkurtra që mbante, duke dalë komplet nudo.
Stafi i tha policisë se më herët gruaja kishte provuar një nga veshjet e dyqanit, por nuk thanë për çfarë tipi veshjeje bëhej fjalë.
Vlera totale e mallrave të deklaruara të vjedhura prej saj ishte $45.98.
Kur oficerët arritën në dyqan punonjësja i bëri me shenjë nga magazina, ku gruaja ishte rehatuar në një karrige dhe “po zbaviste veten”.
Në raportin e policisë shkruhet: “Gruaja kishte në dorë një objekt ngjyrë rozë në formë penisi dhe po e përdorte në formë masturbimi”.
Kur oficeri hyri në dhomë, gruaja u ngrit në këmbë dhe lodra e seksit i ra nga dora.
Gruaja kishte refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve të policisë.
Oficerët e morën 36-vjeçaren në stacionin e Port Salerno ku u akuzua për shkeljet relativisht të vogla.
Por krime të kësaj natyre janë çuditërisht jo të pazakonta në Florida.
Nëna e 4 fëmijëve Ashton Barton është arrestuar më herët në Largo, Florida për vjedhjen e një vibratori në farmaci.
Në polici ajo tha se burri nuk donte ta prekte me dorë, prandaj “më mirë të bëj këtë sesa ta tradhtoj.”
Kur i kontrolluan çantën asaj iu gjetën dhe një pako qetësues ibuprofen që nuk i kishte paguar. Barton u tha policëve se kishte vjedhur ibuprofenin sepse i dhimbte goja.
Top Channel