Vreshtat mbeten pa vjelë/ Fermerët kërkojnë masa se po dëmtohen nga importet
07/09/2020 15:32
Me qindra hektarë vreshta ne Gërmenj të njësisë administative Lekaj të Bashkisë së Rrogozhinës kanë mbetur pa u vjelë. Fermerët thonë se nuk kanë ku ta shesin prodhimin.
Fajin sipas tyre e ka rrushi i importit.
Mbetja e prodhimit pa shitur për ta do të thotë falimentim, pasi harxhimet e kryera deri tani janë në shifra të larta, duke llogaritur pesticidet, plastmasin,vaditjen apo krahun e punës.
Kjo zonë është një nga zonat me siperfaqe më të madhe të vreshtave ku arrin deri në 220 hektarë dhe prodhon deri në 80 mijë kuintalë rrush.
Top Channel