20/12 10:50
Një ditë pas mbërritjes në Tiranë nga Bjellorusia, futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi ka shpallur fejesën me modelen Silvi Shkëmbi, në një festë tepër private ku ishin të ftuar rreth 100 veta në ambientet e një lokali luksoz në Tiranë.
Duket se rregullat antiCovid për të frenuar përhapjen e virusit nuk e kanë ndalur çiftin e ri, duke shkelur kështu masat parandaluese.
Top Channel ka mësuar se të pranishëm ishin edhe shokët e tij të ekipit.
Dhurata e futbollistit të Groznit, Odise Roshi për bashkëshorten e tij kanë qenë një unazë me diamante, e cila kishte një vlere prej 20.000 euro dhe një ore gjithashtu me gurë të çmuar që arrinte vlerën e 30.000 eurove.
Top Channel