Ndërkohë që të gjithë janë në pritje të “Shiko kush LUAN”, këtë të hënë është publikuar promoja e sezonit të ri, një nga më të bukurat të realizuara ndonjëherë.
Në promon që risjell filmin shqiptar “Mimoza llastica”, Luana është në rolin e personazhit kryesor me emrin “Luana llastica”, ndërsa këngëtarja e emisionit Fifi njihet si vajza që bërtet më shumë në lagje.
Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, në video shfaqen si dy fëmijë lozënjarë, kapitenë të dy gjysmave të lagjes.
Pas tre sezoneve tepër të suksesshme të “Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, duket se i katërti, i cili rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, ka rezervuar shumë surpriza për publikun e pritet të jetë i paharrueshëm.
View this post on Instagram
Top Channel