Tre persona kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për shtetasin V. L., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën e lagjes së tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, kur kjo e fundit ka qenë e pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe R. B., 58 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Selenicë, pasi shërbimet policore kanë evidentuar disa fidanë të dyshuara kanabis sativa, të mbjella në afërsi të stanit të tij në fshatin Vllahinë, për të cilat ky shtetas dyshohet të jetë autor.

Po kështu është arrestuar edhe 53-vjeçari I. J., banues në Sarandë, pasi këtij shtetasi gjatë kontrollit personal që i është ushtruar në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kranesë”, iu gjet në xhep një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA