Një nënë është urdhëruar të paguajë vrasësin e bijës së saj 40,000 paundë pas padisë që ajo ngriti për të ndaluar lirimin e tij nga burgu.
Marie McCourt tha se 64-vjeçari Ian Simms nuk duhet të ishte marrë në konsideratë për lirim, derisa të tregojë se ku gjendet trupi i bijës së saj.
Gjykatësit i refuzuan Marie lejen për të sfiduar vendimin e tyre duke thënë se ajo duhet të paguajë kostot ligjore. Gruas i mbeten disa ditë për të sfiduar vendimin.
77 vjeçarja Marie tha se nuk kishte më energji apo fonde për të vazhduar luftën.
“Nuk besoj se mund ta vazhdoj edhe për më gjatë këtë betejë. Po më vret edhe mua”, tha ajo.
Opozitari laburist David Lammy i bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë në mbrojtje të Helen duke thënë se familja e saj nuk duhet të paguajë asgjë për Simms.
“Qeveria duhet të pranojë rrethanat tragjike të çështjes dhe të përdorë logjikën” tha ai.
Ish-pronari i barit Simms mbyti asokohe 22 vjeçaren Helen, teksa ajo kthehej në shtëpi në 1988 në Merseyside të Britanisë.
Simms u dënua për vrasjen pasi një vath dhe gjaku i viktimës u gjetën në makinën e tij.
Marie argumentonte se Simms, duhet të mbetet në burg.
“Kam udhëzuar grupin ligjor të përgatisin një rishikim gjyqësor për të sfiduar këtë vendim të përçmuar”.
Top Channel