23/11 20:33
Kombëtarja kuqezi po përballet sonte si vendës me Lituaninë në ndeshjen e dytë të grupit C të Ligës së Kombeve.
Pas 45 minutave të para në stadiumin “Arena” në Tiranë rezultati është i barabartë 0:0.
Të përzgjedhurit e Edy Reja nuk treguan performancë të mirë, ndonëse pritej një lojë e ngjashme sikur ajo në fitoren në udhëtim kundër Bjellorusisë.
Ndryshimet në formacion nuk kanë pasur deri më tani impaktin që strategu italian shpresonte.
Shpresojmë se në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare do të kontrollojë lojën më mirë dhe të tregohet më e rrezikshme para portës kundërshtare, në mënyrë që të arrijë një fitore të rëndësishme për vendin e parë në grup.
Top Channel