‘Isha drejt vdekjes, kërkova të mbahesha’ Mihal Kokdhima, flet për ngjarjen me spanjollët: Më shkatërruan jetën

07/09/2020 19:25

Videoja ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, hipte sipër një makine me turistë spanjollë dhe i dhunonte, tronditi opinionin publik vitin e kaluar.

Sot në emisionin Shqipëria Live në Top Channel, Mihal Kokëdhima ka folur ekskluzivisht për ngjarjen në fjalë duke thënë se turistët spanjollë i kishin shkatërruar jetën.

Mihali tregon se e gjitha ndodhi pasi turistët nuk deshën porosinë, ndërsa ai kërkonte pagesën. Për sa i përket videos ku ai thyen xhamin e furgonit, Mihali shprehet se ishte instikti i tij për tu mbajtur pasi po i rrezikohej jeta.

“Një grup turistësh terrorizuan Mihal Kokëdhimën. Nuk  e pe që isha drejt vdekjes. Përvec meje kush ishte drejt vdekjes. Ke parë një person që ishte drejt vdekjes. Kush ishte tjetër? Agresor që thyeja xhamin për tu mbajtur? Isha përball vdekjes dhe kërkoja të mbaja. thërrisja të ndalonte. E keni parë vetë se nuk i mohoj dot. Kur shoferi dhe pasagjeri i thoshte ndalo dhe thoshin hidhu. Kush është ai bir kur*e që të hidhet kur makina është në ecje. Ku keni par ju. Ishte fuqia ime fizike që mbijetova në momentin që thyeva xhamin dhe u mbajta ata i binin me shqelm dorës.”

“Ka qenë një ditë me shumë punë. Stafi nuk është i kualifikuar dhe unë doja që të dilnin të gjithë të kënaqur. Punoja me sinqeritet dhe bëja shumë mirë. Erdhi një grup spanjoll pritën rreth 20 minuta 30 minuta. U shkova ka këto këto këto. U them hajdeni të shikoni peshkun. Zgjedhon 5 kocë dhe 3 levrekë. Ua mora në syrin e tyre dhe ua vura në prush. U ulën dhe vazhdova punë. Ata për nja 10 minuta jo shumë, kamerieri më thotë se nuk duan 8 por 5. Tani e kishin dhënë porosinë. Ata e kishin dhënë dhe e dinin sa kanë marrë. Se nuk i han dot është puna e tyre. Dal nga kuzhina dhe e shoh bosh. Dal nga shkallët dhe i shoh te parkimi, u ngjita lartë dhe pashë ku vajtën se kishin dhënë porosinë. Shkova i pyeta dhe nuk më folën. Pse ikni u them, ose paguani dhe ikni. Shoferi më kapi për gryke dhe më kapi nga mbrapa nuk më la të lëvizja. Kur më la shoferi bërtita. Fola të kërkoja ndihmë u fut dhe shoferi në makinë. Unë dola para makinës dhe u them nuk do ikni pa ardh policia dhe marr policinë. Mbarova dhe u mora targën ky i futi marshin makinës unë isha para. Dhe çdo njeri ka instiktin të mbrohet. Me këtë telefon kam qenë ai nuk ndaloi. Ca mund të bëja dhe vura këmbën para se desh më mori zvarrë nuk e mendoja që do ikte. Ai ecte unë bërtisja mbaje mbaje. Ecte nja 200 metra dhe i rash xhamit për ta ndaluar.”

“Qëndro i thoshte, ai thoshte do e çojmë në Sarandë. Pse unë shkova në spital i vdekur. Bëra 5 orë në spital, kur hapa sytë shkova për të bërë denoncim se më morën jetën. Se dija për videon. Edhe në punë nuk më fliste njeri. Nuk donin të më merrnin denoncimin. Pseee? Më thanë do të arrestohesh. Më burgosën dhe nuk donin të më lëshonin. Se kishin marrë urdhër për të më shkatërruar. Do të mbajnë përgjegjësi ata që më kanë shkatërruar jetën. Të shkojnë në burg. Mua më vranë. O do më japësh lekët o do rri para makinës. Të më jap hakun tim o të vij policia. C’kërkonte e gjithë qeveria mbi mua?” ka thënë Kokëdhima.

Por në gusht të këtij viti Kokëdhima u rikthye sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet.

“Ik nga prona ime gjej rrugën nga të duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde këtu po ta mbajti si mund të hipësh mbi gardh unë e kam rrethuar”, dëgjohet duke thënë në video Kokëdhima.

Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima ka folur në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ulëta,janë idiotizma, poshtërsia”.

“Unë e rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në burg ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkatërronin gardhin. Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht. Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë. Edhe armët më kanë nxjerrë, më kanë thënë se do të vrasim. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë skam gjë. Shkatërrova veten time në radhë të parë. Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, tha ai me lot në sy.

“Nuk e meritoja këtë dënim. Nuk kam çfarë të them tjetër. Nuk bëra asgjë. Çdo kush mund të reagonte si unë”, përfundoi rrëfimin Mihali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA