27/11 17:35
TIRANË- Ka nisur sesioni ri Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë nga fotot e shkrepura nga LSA, shihet se shumë prej deputetëve e kanë ‘harruar’ maskën dhe janë paraqitur pa të në ambientet e Kuvendit.
Ashtu siç është traditë në nisje të seancës, në sallën e Kuvendit u luajt Himni Kombëtar dhe deputetët u ngritën në këmbë.
Më pas fjalën e ka marrë Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili ka renditur arritjet e legjislaturës së kaluar.
Tashmë, në këtë sesion, deputetët do duhet të ngrenë kartonin për një sërë çështjesh të rëndësishme në funksion të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Top Channel