04/01 20:13
Aktualisht dyshja më e komentuar në showbiz-in shqiptar janë Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Ata tani dalin hapur para publikut dhe në asnjë moment nuk ngurrojnë që të tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Teksa kaluan bashkë karantinën, tani thuhet se ata do t’i japin fund beqarisë shumë shpejt. Një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga modelja dhe futbollisti, të cilët tashmë postojnë në rrjetet sociale foto e video të ndryshme ku shfaqen së bashku.
Së fundmi bukuroshja ka publikuar disa video në “Instastory”, që bënë xhiron në rrjet menjëherë. Fillimisht ajo ndau me ndjekësit një story me Erosin në makinë, ndërsa në tjetrën futbollisti u shfaq duke i dhuruar një puthje të ëmbël partneres.
Top Channel