Në Burgun e Drenovës janë identifikuar 8 persona të prekur me Covid-19.
Bëhet fjalë për 8 të burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit, të cilët pasi janë testuar kanë rezultuar pozitivë për Covid-19. Sipas të dhënave bëhet fjalë për të burgosur të të njëjtit sektor, ndërsa mësohet se ata janë nisur drejt spitalit të burgjeve në Tirane. Nga ana tjetër janë duke u mbajtur të karantinuar në dhomat e tyre edhe të burgosurit e të të njëjtit sektor.
Sipas burimeve bëhet fjalë për persona të dënuar për krime të rënda që mbaheshin në qelitë e sektorit të sigurisë së lartë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Punonjës të administratës së burgut që kanë qenë në kontakt dhe u kanë shërbyer të burgosurve të prekur gjithashtu janë karantinuar për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.
Top Channel