Banesa në Lezhë përfshihet nga zjarri, raportohet për një të asfiksuar
07/09/2020 19:20
Një banesë është përfshirë nga flakët në Dajç të Lezhës, pasditen e kësaj të hëne.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një bombël gazi ka shpërthyer dhe se një person është asfiksuar si pasojë e tymit.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel