Presidenti serb Aleksandar Vuçic deklaroi pas një takimi me të Dërguarin Special të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Matheë Palmer dhe Përfaqësuesin e Posacëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në Bruksel, se blloku këmbëngul që ajo duhet të drejtojë dialogun politik mes dy vendeve.
“BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe do që ajo të jetë kryesuesja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që u arrit në Uashington dhe mendoj se duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë – kushdo që do t’ju thoshte atë – nuk do t`i thoshte të vërtetën,” u shpreh Vuçiç.
Presidenti i Serbisë tha se dialogu me Prishtinën është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhësit. Ai shtoi gjithashtu se ai beson që do të ketë përparim në raundin e ardhshëm të dialogut dhe paralajmëroi se takimin e radhës do të ngris çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në profilin e tij në Instagram, Vuçiq vlerësoi se takimi me Palmer dhe Lajçak ishte i mirë dhe deklaroi se ata diskutuan për “të gjitha temat e rëndësishme dhe si të vazhdohet dialogu në 7 shtator.
Top Channel