Vajza e Robert Aliaj, Gala, ka vërtetuar edhe një herë se është po aq e talentuar sa i ati në muzikë.
Ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e jurisë në fazën e audicioneve të fshehura në “The Voice Kids” në Belgjikë, në muajin shkurt të këtij viti, ku u prezantua me këngën “Don’t know why” të Norah James.
Tashmë, Gala është zyrtarisht një nga finalistet në këtë garë!
Lajmin e bëri të ditur vetë Roberti, i cili ka postuar këtë të shtunë në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të performancës së vajzës së tij.
“Sapo ndodhi, Gala kaloi në finale. Ndiqeni performancën e saj të fundit dhe shumë falënderime për mbështetësit”, ka shkruar ai.
Gala është bërë e njohur për publikun kohë më parë, kur performoi me të atin në skenën e “Dance ëith me Albania” në vitin 2015.
Top Channel