Turqia, shuplakë Austrisë/ “Politikë e bazuar në ksenofobi, islamofobi dhe racizëm”

06/09/2020 12:57

Ministri i jashtëm turk e kritikoi ashpër kryeministrin austriak Sebastian Kurz për vërejtjet e tij në lidhje me presidentin e Turqisë.”Kërcënimi kryesor për BE dhe vlerat e tij është ideologjia e shtrembëruar e përfaqësuar nga Sebastian Kurz,” tha Mevlut Cavusoglu në Twitter.

Vërejtjet e kryediplomatit turk erdhën pas deklaratës së Kurz, raportuar nga Euronews, që thoshte se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i përdor turqit në Europë për qëllimet e tij.”Këto politika të shëmtuara të bazuara në ksenofobinë, racizmin dhe islamofobinë janë mendja e sëmurë e epokës sonë,” nënvizoi Cavusoglu. Ndërkohë, një ditë pasi Greqia e paralajmëroi Turqinë me më shumë sanksione të Bashkimit Europian për shkak të kërkimeve të saj për hidrokarbure në Mesdheun Lindor, mësohet se blloku, i cili i ka vendosur sakaq Ankarasë disa sanksione të lehta, po kërkon së bashku me Berlinin mënyra për ta fashitur krizën përpara se të mbërrihet në masa drastike.

NATO-ja dështoi në ndërmjetësimin e saj, e tani përpjekjet për një zgjidhje të situatës janë spostuar krejtësisht në BE. Presidenti i Këshillit Europian tha se liderët e unionit kanë një plan që do të paraqitet në samitin e 24 dhe 25 shtatorit, ndërsa propozoi dhe një konferencë të gjerë të përqendruar tek kufijtë detarë në Mesdheun Lindor, ku të përfshihet edhe NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA