“Ngjall zhgënjim edhe sikur autoritetet kosovare ta merrnin në konsideratë hedhen e një hapi të tillë, i cili do të përbënte shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare”,- thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
“Turqia është ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovën dhe që në fillim ajo vazhdon t’u japë një mbështetje të madhe përpjekjeve për njohjen e këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Por ne si Turqi nuk e vlerësojmë të drejtë që ky proces të ndërtohet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe veçanërisht mbi dhimbjet e popullit palestinez me territore të okupuara,- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm përmes jetësimit të një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe brenda një vazhdimësie gjeografike të bazuar në kufijtë e 1967-s dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, gjë kjo që është theksuar shumë herë me rezoluta të ndryshme të OKB-së,” vijon komunikata, shkruan TRT.
“Ne i bëjmë thirrje lidershipit të Kosovës që t’i respektojë rezolutat në fjalë dhe të përmbahet nga hedhja e hapave të tillë, të cilët do të cenonin statusin historik dhe juridik të Jerusalemit dhe do të pengonin njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera në të ardhmen”,- është apeli që i bëhet Kosovës.
Top Channel