Suedia u lakua gjatë si vend që rrezikoi shumë më strategjinë e tij të hapjes në kohën e shpërthimit të pandemisë, kur mjaft vende të tjera europiane, përfshirë dhe fqinjët e vet skandinavë vendosën karantinën.
Stokholmi nuk i preferoi masat e rrepta anti-krizë dhe për këtë pagoi një çmim jo të vogël, me një nivel vdekshmërie shumë më të lartë se krahasuar me Norvegjinë dhe Danimarkën. Suedia shënon sot 5.835 të vdekur dhe 84.985 pozitivë. Megjithatë situata atje aktualisht paraqitet shumë më ndryshe sesa shtete të tjera që përballen me një hov të ri të pandemisë. Shifrat e infektimeve po rriten në pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër, por në Suedi janë në rënie të vazhdueshme.
“ Nga vendi me aq shumë infektime në Europë, sot Suedia ka arritur të kthehet në shtetin më të sigurt të saj”, thotë doktor Anders Tegnell, epidemiologu i konsultuar nga qeveria suedeze. “ Strategjia jonë vonoi, por në fund solli rezultat dhe shifra më të qëndrueshme”, shtoi ai. Sipas qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, javën e kaluar Suedia pati 12 raste për 1 milionë banorë, ndërsa Danimarka kishte më shumë se ajo, 18 dhe Norvegjia 14.
Top Channel