27/11 09:57
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zgjedhur veriun e vendit për të kaluar disa ditë pushime.
Në Twitter, Soreca poston foto nga ngjitja në malet e bukur shqiptare, ndërsa shkruan se pamja e tyre është dramatike.
Ai ka bërë ngjitje në Lepushe, në Majën e Vajushës, ndërsa ka bërë foto në majë të malit, me flamurin shqiptar në duar.
“Hiking në Lepushe ju çon në zemër të Alpeve Shqiptare! Ne u ngjitëm në Maja e Vajushes në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në të dy luginat. Për të mos u humbur”, shkruan Soreca.
Top Channel