Si do t’i sistemojmë fëmijët tanë, me fillimin e shkollës?
Kush do t’i marrë nga shkolla, pasi orët janë të shkurtuara? Kush do kujdeset për ta, derisa të vijnë prindërit?
Këto janë pyetjet më të shpeshta, që po bëjnë prindërit.
“Unë kam dy fëmijë, njëri në klasë të parë, tjetri në të tretën. Duan një njeri në dispozicion. Gjyshër nuk kemi. Do paguajmë një njeri t’i mbajë, sa të kthehemi ne nga puna. Po rrogat në Shqipëri aq janë. Nuk e përballojmë dot.
Edhe pronarin nuk na lë të shkëputemi. Se nuk është një ditë e dy, është një vit i tërë.
Kosto e shtuar për xhepat tanë, që boll të rënduar janë nga pandemia.
Ne, burrë e grua, mezi po mbajmë punën.
Unë e regjistrova te privati. Por do ta çregjistroj, megjithëse kam paguar muajin e parë.
Ata pas orës 11 nuk përgjigjen më për fëmijën, ushqim nuk ka, transport jo. Atëherë pse e dua privatin unë?
Ne nuk do ta çojmë këtë vit në klasë të parë vajzën. Me maska, orët 30 minutëshe, apo edhe mësim online, siç flitet. Po pse kështu bëhet? Këta janë klasë e parë, nuk mësohet dot në këtë mënyrë. Vitin tjetër do ta çojmë”.
Top Channel