Shfrytëzimi i Ujmanit nga Serbia/ Projekti nga Bankës Botërore dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë

06/09/2020 12:03

Në marrëveshjen e Washingtonit, Kosova pranoi që ta përfshijë resursin më të madh ujor, Liqenin e Ujmanit për shfrytëzim të përbashkët me Serbinë.

Marrëveshja thotë se të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.”

Por, si do ta shfrytëzojë Serbia Ujmanin e Kosovës, nuk dha detaje Kryeministri.

“Por, cila është e vërteta e Ujmanit, kush e inicioi projektin, kush pagoi për të dhe çfarë rëndësie ka për Kosovën?”

Top Channel ka biseduar me inxhinierin e ish- Organit Krahinor për Hidro- Ekonomi që tregon se projekti është realizuar vetëm për nevojat e Kosovës me ndihmën e Bankës Botërore dhe për këtë Kosova ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme.

Ujmani ka sipërfaqe prej 12 km katror, 80 për qind e të cilit gjendet në territorin e Kosovës.

E uji i tij përveç për furnizimin e disa qyteteve për pije, është jetik për ujitjen e tokave dhe industrinë. Interesat e Serbisë mbi këtë liqe ishin zbardhur kohë më parë.

Madje në shtator të 2018-ës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kishte vizituar atë ku kishte thënë se Ujmani është një liqe me rëndësi të madhe për serbet dhe shqiptarët, duke shtuar se duhet gjetur një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA