Oriku do hapet për turistët/ Do ekspozohet antikiteti, por edhe objektet ushtarake

06/09/2020 12:41

Në qytetin e lashtë të Orikut janë drejt fundit punimet arkeologjike dhe pritet që së shpejti zona e re ku është gërmuar të ekspozohet për turistët. së fundi u zbulua edhe një mur rrethues nga ekspedita ndërkombëtare

“Janë 3 faza rikonstruksioni  të qytetit, nga ajo helene deri në shekullin X. Po ashtu deri në rrënojat ushtarake që bëjnë dhe historinë  e sitit”

“Ky qytet është pasuruar nga gërmimet që janë kryer dhe më në fund po e kthen këtë qytet në një atraksion të rëndësishëm turistik”

Objektet e zbuluara që nga ato prej qeramike e deri te monedhat do të pastrohen për t’u ekspozuar në fazën tjetër të projektit.  Pjesë e ekspeditës ishin edhe studentë të huaj nga universiteti i Gjenevës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA