Gabimi me kosto 44 miliardë dollarë, Bithumb shpërndan 620,000 bitcoin tek klientët e saj të kriptomonedhave 07/02 19:24
Një tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi mbrëmë pjesën veriore të Kilit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua 45 kilometra në veriperëndim të qytetit Ovalle dhe në një thellësi prej 31 kilometrash.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi pasojat e tërmetit ndërsa shërbimet kompetente kanë lëshuar një paralajmërim për një cunami të mundshëm në bregdetin e Kilit.
Kili ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” e cila karakterizohet nga tërmete dhe vullkane të shpeshta.
Top Channel