“Lufta me Greqinë, çështje kohe”/ Nacionalistët turq: Nuk i kthejmë shpinën interesit tonë në Mesdhe

06/09/2020 12:55

Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke Devlet Bahçeli deklaroi se lufta me Greqinë është “vetëm çështje kohe”.” Është e pakonceptueshme t’i kthejmë shpinën interesave tona historike në Mesdhe dhe Egje,” tha Bahçeli në një deklaratë të raportuar nga faqet arabe të lajmeve.

“Duket se oreksi dhe dëshira e Greqisë për t’u hedhur në det është shtuar përsëri”, vazhdoi politikani ultrakonservator i cili tha se  “qëllimi i Greqisë është të vijë përsëri dhe të pushtojë tokat tona nga ku ne I dëbuam 98 vjet më parë. Praktikisht, po përballemi me një plan të ri pushtimi ”, ishte komenti i tij.

Bahceli, i cili është një aleat i partisë turke në pushtet, vazhdoi: “Nga tani e tutje, qëndrimi dhe sjellja e Greqisë do të jetë ajo që do të përcaktojë tensionet në rritje, nëse do të shkaktojnë gjakderdhje apo konfrontim”. Përpara pak ditësh, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se palët kishin rënë dakord të uleshin në tryezën e bisedimeve, por kjo u mohua nga Athina. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se grekët në fillim kishte qenë dakord për bisedime, pastaj ishin tërhequr. “Ajo që po gënjen është Greqia dhe jo sekretari i përgjithshëm. Athina e tregoi dhe një herë se nuk e do dialogun”,  u shpreh Cavusoglu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA