Largimi i pushuesve, kryesisht i kosovarëve, nga bregdeti, ka sjellë fluks të lartë makinash në disa rrugë.

Trafik i rënduar paraqitet në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Është krijuar radhë kilometrike automjetesh rreth 3 km, nga kryqëzimi i rrugës së Shëngjinit drejt Milotit dhe përgjatë Rrugës së Kombit.

Policia ndodhet në këtë segment duke ndihmuar në zhbllokimin e qarkullimit në disa kryqëzime.

Pavarësisht se jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës kosovarët vijojnë të shijojnë pushimet në plazhet e Shqipërisë, ku më të preferuarat kanë Durrësin dhe Shëngjinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA