Një burrë gjysmë i zhveshur ka hipur në një ndërtesë 12-katëshe në Selanik, Greqi dhe kërcënon se do të hidhet.

Sipas informacioneve të policisë personi në fjalë është nga Shqipëria, njoftojnë mediat greke.

Forca të forta policie kanë nxituar në vend, si dhe një brigadë e Brigadës së Zjarrfikësve dhe EKAB.

Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA