Pak e nga u fikën të gjitha dritat e shpresës që biznesi të riniste punën normalisht.
Një periudhë e gjatë pandemie çoi drejt falimentimit qindra biznese, në qytetet e vogla dëmi është edhe më i madh.
Shefqet Bitri prej 13 vitesh drejton restorantin e tij të dasmave në Prrenjas por asnjëherë nuk kishte imagjinuar se do të detyrohej të pezullonte lincensën.
Dëmi është i madh jo vetëm për biznesin, por edhe për punonjësit. Përveç mbështetjes fillestare me pagat e luftës, më pas çdo gjë u la në mëshirë të fatit.
Organizimi i dasmave është një pjesë e rëndësishme e zinxhirit ekonomik të vendit ku çdo vit qarkullojnë qindra milionë lekë. Pezullimi i gjatë i kësaj strukture shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në qindra familje pjesë e këtij zinxhiri organizativ.
Top Channel