Aplikacioni “Zoom” thyen rekorde në fitime, financiarisht më lart se ‘Boeing’ dhe ‘Ford’ bërë bashkë

06/09/2020 10:26

Aplikacioni “Zoom” u kthye në një nga programet më të përdorura në të gjithë botën gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Kështu ky aplikacion sipas studiuesve të bursës në Wall Street ka thyer rekorde në fitime, ku buxheti i kompanisë është rritur me 122 miliardë Dollarë.

Aplikacioni i video konferencave tashmë qëndron në majat e klasifikimit për nga vlera, duke ja kaluar dhe kompanive me famë në industrinë automobilistike apo të aviacionit.

“Kompania synon të suportoj bizneset e të ardhmes, punën e lirë dhe të mësuarit kudo nëpër botë”, u shpreh themeluesi Eric Yuan.

Shumë kompani u detyruan të ndiqnin konferencat apo takimet e tyre në mënyrë virtuale përmes këtij rrjeti gjatë pandemisë së Covid-19. Ky aplikacion u përdor gjerësisht edhe në Shqipëri me konferenca apo edhe në dhënien e mësimit online.

Kështu gjatë periudhës Mars-Qershor, aksionet e kompanisë u rritën me 33% duke kapur shifrat e 122 miliardë Dollarë. Momentalisht, Zoom është financiarisht më lart se “Fordi” dhe kompania avionëve Boeing bërë bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA