Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi piu një masë të madhe mjekimesh duke shpresuar të merrte efekte haluçinogjene për t’i postuar online, pjesë e tendencës së ‘sfidave’ absurde e të rrezikshme të adoleshentëve në rrjetin TikTok.
Chloe Philips u shpall e vdekur më 21 gusht pasi konsumoi një masë të madhe tabletash anti-alergjike Benadryl për “lojën” në rrjetet sociale.
Chloe mori pjesë në sfidë për një video në TikTok, dhe të afërmit e saj tashmë paralajmërojnë për rreziqet.
Tezja e Chloe, Janette Sissy Leasure, nga Oklahoma, SHBA, tha: “Kjo lojë duhet të marrë fund pasi po na merr fëmijët ose po na i çon në spital. Nuk dua të shoh asnjë familje tjetër të kalojë atë që po kalojmë ne. Fëmijët mendojnë se ‘nëse atë tjetrin nuk e gjeti gjë, as mua nuk do më gjejë gjë’. Përpiquni të dini çfarë bëjnë fëmijë tuaj”
Ajo thotë më tej: “Chloe ishte një vajzë shumë inteligjente dhe një ditë do të shkonte në universitet për t’u bërë avokate. Në këtë rrugë ajo priste puthjen e parë, marrjen e patentës dhe një ditë të vizitonte Parisin”.
Top Channel