Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, në ambientet e lokalit që kishte në administrim ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjutera, 1 printer dhe 4 aparate celularesh.
Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
R.K., 42 vjeç dhe Xh.M., 24 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komidariatin e Policisë Nr.5, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim B.N., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Top Channel