“Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me kostumin e propagandës, më 14 dhjetor u premtoi qytetarëve dhe stafit mjekësor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020”, shkruan Grida Duma në një postim në Facebook.
Më tej Duma shton se si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjesht një gënjeshtër.
“Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit. Spitali jo vetëm që s’ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif”.
Top Channel