Një 41-vjeçar humb jetën në Kavajë! Dyshohet se u mbyt teksa po lahej në det
05/09/2020 18:33
Një plazhist ka ndërruar jetë në Kavajë.
Mësohet se rreth orës 17:20, te Plazhi i Gjeneralit, shtetasi E.M., 41 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel