Projekti i ndërtimit të rrugës së re Shkodër – Velipojë kaloi mes për mes fshatit Berdice e Mesme duke përfshirë edhe disa toka bujqësore të rreth 78 familjeve.

Disa prej pronarëve janë dëmshpërblyer, por prej 5 muajsh rreth 5 familje po sorollaten në dyert e Agjencisë së Kadastrës. Një prej tyre është edhe Aleksandër Pashuku.

Pashuku hedh akuza ndaj këtij institucioni, pasi pronarët e tjerë e kanë marrë dëmshpërblimin.

Ai i drejtohet zyrave të Agjencisë së Kadastrës në Shkodër, por prej kohësh ky institucion komunikon me qytetarët vetëm përmes telefonit. Specialistët i thonë se duhet të presë sërish, pasi është ngritur një grup pune për të verifikuar pronën pavarësisht se ai ka rreth 5 muaj që ka dorezuar të gjithë dokumentacionin.

Aksi Shkodër – Velipojë ka mbetur peng i vetëm 5 kilometrave rrugë për shkak të kësaj sorollatjeje që hipoteka i bën qytetarëve për dëmshpërblimet.

Top Channel