Presidenti i Republikës Ilir Meta do të nisë këtë të premte konsultat me  krerët e partive politike  për datën e zgjedhjeve parlamentare. 

Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor u vendos që periudha zgjedhore të jetë nga 15 prilli në 15 maj ndërsa ditën e votimit e cakton Presidenti jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Socialistët në takimin me kreun shtetit  do to propozojnë si datë zgjedhjesh  9 Majin ditën e fitores kundër fashizmit, e cila njihet edhe si dita e Europës.

Top Channel  u interesua edhe pranë selisë blu. Demokratët i duan zgjedhjet në datën më të afërt. Në periudhën zgjedhore data më e afërt është 18 Prilli dhe pikërisht  ajo pritet të propozohet në tryezën e e Presidentit nga opozita jo parlamentare. Siparin e takimeve e hap me kreun e PDIU  në ora 9.30 ndërsa republikanët  të cilët do përfaqësohen nga Arjan Madhi do të mbërrijnë në Presidence në ora 9. 45. Në ora 10.15 është radha e kreut te Partisë Agrare ambientaliste Agron Duka.

Sipas shkresave të mbërritura në zyrën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kreu i shtetit i pret në takim ditën e premte në ora 11.00, Kryeministrin në fillim si kryetari i partisë më të madhe në vend i cili do të shoqërohet ne takim nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe më pas Lulzim Bashën në ora 12.00 i cili do shoqërohet nga negociatori politik i Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi. Në ora 12.30 është koha kur në Presidencë mbërrijnë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryamadhi ka autorizuar Luan Ramën për ta përfaqësuar në takim. Partitë parlamentare e kanë radhën pasdite. Në ora 17.30 Ilir Meta pret në zyrën e tij deputeten Rudina Hajdari, e cila një ditë më parë  i kërkoi mendim qytetarëve ne rrjetet sociale se kur duan ata t’i drejtohen kutive të votimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA