3 shtetas nga Vlora janë vënë nën prangat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 16-vjeçari,i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një automjet dhe 3 dyqane, duke marrë artikuj të ndryshëm ushqimore.
Gjithashtu janë vënë nën pranga një 57-vjeçar në banesën e të cilit janë konstatuar disa fidanë kanabis dhe një 23-vjeçar i cili është kapur duke drejtuar automjetin pa leje përkatëse
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia ka bërë ndalimin e një shtetasi në kërkim, si dhe dy të tjerëve në flagrancë për vepra të ndryshme penale:
Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim R., L., 16 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 10.08.2020 dhe 26.08.2020, dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një automjet dhe 3 dyqane, duke marrë artikuj të ndryshëm ushqimore.
—-
Arrestohet në flagrancë shtetasi Z. B., 57 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Selenicë, pasi në territorin e banesës së tij, shërbimet policore kanë konstatuar disa fidanë të dyshuara kanabis sativa.
—-
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. J., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar motorrin pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel